TIRANE– Gjashtë nga nëntë personat e arrestuar si pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’ janë shprehur kundër masës së sigurisë, ndërsa kanë kërkuar lirinë. “BalkanWeb” mëson se 6 të arrestuar janë kundër masës ‘arrest me burg’ të vendosur nga gjykata pak ditë më parë. Ata kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie.


Ankimet e Safet Bajrit, Ilir Rustemit, Emrah Plakut, Ismet Idrizit, Denis Brajoviq si dhe Klaudio Hoxhallit u depozituan sot në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha.


Grupi i “Bajri” akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentativë dhe shumë vepritari të tjera të paligjshme. Pas caktimit të masës ‘arrest me burg’, Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij akuza e vetme nga klientit të tij është jo për ndikim në gara sportive.


Kujtojmë se në kuadër të operacionit ‘Oazi’ u arrestuan 9 persona, ndërkohë dy janë shpallur në kërkim. Aksioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë.
(ed.me/BalkanWeb)