Një 60-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur përveprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Efektivët i kanë bë shenjë të ndalonte automjetit me të cilin lëvizte në lagjen “Shënkoll” 60-vjeçari, i cili ka vijuar rrugën duke mos iu bindur urdhrit.
Policia u vu ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.
Njoftimi:
Gjatë kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sundimit të ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin lëvizte në lagjen “Shënkoll”, shtetasi F. D., 60 vjeç.
60-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen. Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.
Për shtetasin F. D., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.