Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.
Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja që do të vendosë nëse ndaj tij do të vijojë masa “arrest në burg”, e caktuar më herët në mungesë, apo do të caktohet një masë më e lehtë sigurie.
