TIRANE-Një 50-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa kërkohet nga autoritetet italiane. Burime zyrtare nga policia thanë se Kastriot Menga, banues në Laç, ishte dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion të paligjshëm”.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vite burg.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 5, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

• Kastriot Menga, 50 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjykata e Trentos Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje“, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion të paligjshëm” parashikuar nga nenet 81, 110, 416, 624, 625, 648 si dhe nenet 3 e 4 të Kodit Penal Italian.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb