VLORË

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 38-vjeçar që rezultonte në kërkim i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal. Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi me iniciale R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb