TIRANE– Dy punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit, janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ndalimi i shtetasve Almir Doda, 42 vjeç, dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, të dy nga Tirana, u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës

Sipas SHÇBA, arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, ndërsa hetimet për rastin po vijojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb