Një  54 vjeçar shqiptar ka rënë sot në duart e autoriteteve greke  në pikën kufitare të Kristalopigi, në përpjekje  për të ikur nga Greqia dhe për të  hyrë  në Shqipëri.

Sipas policisë greke, greke 54-vjeçari është person i rrezikshëm, anëtar i një bande kriminale, për të cilin kishte edhe një urdhër arresti e  lëshuar nga hetuesi Kundravajtjeve në Kozani.

54-vjeçari  shqiptar u shfaq në pikën e kalimit kufitar Crystallopigi në përpjekje për t’u larguar nga vendi, por nga  kontrolli i dokumentacionit i ushtruar  nga zyrtarët e Departamentit të Kontrollit Pasaportave gjetën kundër tij  dokumentit e shpalljes në kërkim si person i akuzuar  për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, si dhe trafikant droge dhe për armëmbajtje  dhe eksplozivëve pa lene.

Menjëherë nga autoritetet policore të Sigurimit në  Florina u bë arrestimi i tij dhe e  çoi atë në Gjykatën e Shkallës së Parë të prokurorit në Florina cili urdhëroi arrestimin e tij dhe transferimin në Kozani për tu përballur me akuzat e ngritura kundër tij.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb