Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës Tarek Saab deklaroi këtë të hënë se 146 persona të tjerë të arrestuar pas zgjedhjeve të korrikut do të lirohen, duke e çuar numrin total të të burgosurve të liruar në 1,515, vetëm disa ditë përpara se presidenti Nicolas Maduro të fillojë mandatin e tij të tretë.
Ky njoftim vjen si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga qeveria për të adresuar shqetësimet politike dhe për të zbutur tensionet që lidhen me protestat për mangësi të mundshme në zgjedhje dhe represionin e qeverisë.
“Lirimi i të burgosurve nga protestat në korrik të vitit të kaluar , do të sjellë jo vetëm zbutje e tensioneve politike por edhe një frymë të re në Venezuelë” theksoi Saab.
Qeveria ka përballur presion të shtuar nga grupet opozitare vendase dhe nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut, të çilat e akuzojnë për shtypjen e opozitës politike dhe për kufizimin e lirisë së shprehjes.
Në përgjigje, lirimi i këtyre të burgosurve shihet nga disa si një përpjekje e qeverisë së Presidentit Niçolás Maduro për të ulur dënimin ndërkombëtar dhe për të zbutur imazhin e saj, megjithatë kritikët mbeten skeptikë në lidhje me pasojat më të gjera për reformat demokratike në Venezuela.
Balkanweb