Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim ky i cili u zhvillua në Pragë (Republika Çeke) në datat 30 – 31 maj 2024.

Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Ministri Hasani, rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që NATO mos të largojëvëmendjen e saj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

“Samiti i NATO-s në Uashington, duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë.

Në takimin e sotëm jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë 🇨🇿, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive.

Shqipëria 🇦🇱 mbetet e vendosur për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike”, theksoi Ministri Hasani, pas takimit.

Ministrat aleatë trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.

Ministrat e vendeve aleate u mblodhën në një sesion të vetëm informal, ku riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe diskutuan se si mund të forcojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës në terma më afatgjatë.

5f37a2a9 3fc0 4dbc 8d2a C581822aeb2e
5f37a2a9 3fc0 4dbc 8d2a C581822aeb2e
7bc5f6ec 87f1 4659 B6c5 5b00b4f3b577
7bc5f6ec 87f1 4659 B6c5 5b00b4f3b577
9c0af850 7cae 4e2d B2fa 661394395b3f
9c0af850 7cae 4e2d B2fa 661394395b3f

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: