Një prift i urdhrit të kapuccinëve ka përdhunuar një murgeshë në Romë. Denoncimi vjen nga vetë ‘viktima’.
Prokuroria ka hapur një dosje dhe ka nisur procedimin ndaj priftit për dhunë seksuale dhe tani është duke u përgatitur për ta marrë në pyetje. Nuk bëhet fjalë për një klerik të zakonshëm. Në shkurt të vitit 2017, Giovanni Salonia, 71 vjeç, u emërua peshkop ndihmës i Palermos, por hoqi dorë nga emërimi i tij.


Historia është e komplikuar dhe ka të bëjë me aktivitetin si profesionist të priftit. Një lektor universitar, autor i librave të shumtë, 71-vjeçari është gjithashtu psikolog dhe psikoterapeut. Dhe pikërisht gjatë takimit me një motër, në një studio në kryeqytet, kishte ndodhur abuzimi.


Kështu pretendon murgesha. Në fakt, gruaja pretendon se Salonia e ka futur në kurth. E mashtruar deri sa e ka nënshtruar në një marrëdhënie seksuale. Prifti psikoterapist kishte shfrytëzuar gjendjen e dobësisë së gruas që po trajtohej pikërisht sepse po kalonte një moment delikat në jetën e saj.
Prifti i ka thënë se raportet seksuale bënin pjesë në procedurat terapeutike. Kështu ka deklaruar murgesha.


Një padi e detajuar e paraqitur nga avokatët e gruas në Piazzale Clodio. Një version në vëmendjen e hetuesve. Dëshmia, megjithatë, do të duhet të krahasohet me atë që Salonia do t’i thotë javës së ardhshme prokurorëve publikë romakë që po hetojnë këtë rast të konsideruar nga hetuesit jashtëzakonisht delikat.

Salonia nga ana tjetër ka një jetëshkrim të rëndësishëm. Aq të rëndësishëm sa që kjo e bëri atë të vishte, për disa muaj, rasën e peshkopit ndihmës.
Një detyrë prestigjioze në qendrën siciliane, nga e cila hoqi dorë pas disa muajsh. Më 27 prill 2017, me një letër dërguar priftërinjve të Palermos, prifti Cappuccino e motivonte kështu vendimin e tij: “E kisha pranuar këtë detyrë kërkuese dhe delikate në një frymë shërbimi kishtar, për të cilën u thirra papritur”.
“Ky emërim, ndërkohë që për shumë ka ngjallur ndjenja gëzimi dhe shprese, tek dikush tjetër ka provokuar ndjenja të forta negative, me sulme ndaj meje të pabaza, shpifëse, por që mund të bëheshin objekt i formave të ndryshme të instrumentalizimit, madje edhe të llojit të medias”.

Salonia u shugurua prift në vitin 1971, pastaj u bë psikolog dhe psikoterapeut, ndër më të njohurit në Itali.
Ai është drejtor i Institutit Gtk, është përgjegjës shkencor i shkollës pasuniversitare të Psikoterapisë Gestalt dhe gjithashtu është pedagog në Universitetin Papnor Antonianum dhe në Universitetin Katolik të Shenjtit.

(m.k/BalkanWeb)