Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ”Opinion” të News24 ka folur për furtunën e akuzave politike që përfshiu Kosovën pasi këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi deklaroi se disa pjesëtarë të UçK-së kanë kryer krime gjatë luftës dhe më pas u shkarkua.
Lubonja tha se Shkëlzen Gashi kishte të drejtë pasi nëse nuk respekton viktimat e pafajshme të tjetrit nuk respekton viktimat e tua. Analisti thotë se Serbia e ka një Gjykatë për të dënuar kriminelët e vetë gjatë luftës ndaj Kosovës kurse kjo e fundit nuk e ka prandaj u hap ajo e Hagës.
Lubonja shton se Albin Kurti pritej të ishte çlirues dhe emancipues i shtetit që udhëhiqej nga personat e dhunshëm dhe kulturës së vjetër por me shkarkimin e këshilltarit të tij e shtyu Gashin drejt linçuesve të fushatës së sulmeve ndaj tij.
”Një shqetësim të madh që ndjeva ndaj sulmeve që ju bënë Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kurtit por edhe shkrimet për krimet në ish- Jugosllavi.
Ajo që më shqetësoi është se ky njeri u linçua nga një kulturë primitive shqiptare dhe ajo që më vjen mua për atë çka ndodhi në Kosovë janë disa fenomene që ne nuk kapërcejmë dot disa kufizime të kulturës sonë të vjetër, në këtë shtet të personave të dhunshëm dhe jo të mendimit ndryshe, të së drejtës.
Shkëlzen Gashi u linçua nga një TV, më pas nga një fushatë. Ajo është një temë delikate. Por është temë normale. Pra a janë kryer krime nga shqiptarët, a na duhet Gjykatë Speciale. Pra të gjitha viktimat e pafajshme duhen respektuar. Nëse nuk respekton viktimat e pafajshme nuk respekton as viktimat e tua.
U krijua një fushatë e tmerrshme me atë gjuhën më të rëndë edhe me pushkatime, vrasje. Tregon dhe ajo çka është më shqetësuese nuk pashë një reagim më të fortë. Shqetësimi më i madh është që dhe prej këtij presioni, Kurti që e kishte marrë këshilltar, dhe ky ishte më i fortë në këtë pikë, për negociatat me Serbinë. Ata kanë hapur gjykatat e tyre për të dënuar kriminelët e tyre. E vetmja është Kosova që nuk ka hapur Gjykatë për krimet e shqiptarëve. Në këtë aspekt Albin Kurti në këtë presion, dhe ka në partinë e tij nga këto muisharët. Pra e shkarkoi Shkëlzen Gashin dhe e la në dorën e linçuese. Pra disa parti u bashkuan me disa lobe serbo- amerikane për të rrëzuar qeverinë në kohë pandemie. Pra mbizotëron interesi i grupeve dhe jo i asaj kombëtare. Gjithë liderët që kanë marrë përsipër të bëjnë një shtet të së
Albin Kurtin e prisnim të ishte një emancipues, çlirues të kësaj kulture të muisharrësve.”- tha Lubonja.
(BalkanWeb)