Kryebashkiaku i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, i është përgjigjur kryebashkiakes aktuale të Shkodrës, Voltana Ademi, e cila një ditë më parë iu drejtoi një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke iu kërkuar të ngrinin një komision ndërkombëtar, në mënyrë që të dorëzonte detyrën te pasardhësi i saj.


Lidhur me këtë kërkesë të Ademit, kryebashkiaku i ri që pritet të marrë detyrën i kërkon paraardhëses së tij të mos iu drejtohet ndërkombëtarëve.


Sipas Pjetrit, Ademi do të duhet të lirojë zyrën e Bashkisë së Shkodrës pas vendimit të gjykatës.


“Nga ndërkombëtarët Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje. Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën. Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e Bashkisë. Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e Bashkisë”, ka deklaruar Valdrin Pjetri.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e opozitës për shtimin e votave në kuti, ai është shprehur se “Nuk jam ne dijeni te ketyre anomalive. Kam marre 10.2% te votave dhe ne demokraci kjo eshte e mjaftueshme per te qene kryetar bashkie”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb