Placido Domingo tërhiqet nga Metropolitan Opera e New York-ut, ku do të vinte në skenë ‘Marbethin’ e Xhusepe Verdit. Lajmin e bën me dije Ap, që nënvizon që tenori tërhiqet nga të gjitha performancat e ardhshme të Met Opera.

Vendimi lidhet me akuzat për të për ngacmim seksual nga disa femra. Të hënën Domingo mori pjesë në provat e përgjithshme të ‘Makbeth’, por disa orë më pas nga fillimi këngëtari u tërhoq. Një vendim i marrë në dakordësi të plotë, që është komunikuar të martën nga Metropolitan Opera, pas presioneve të shumta për të bërë që artisti të mos shfaqej në publik.

‘Kam debutuar në Metropolitan Opera që nga mosha 27 vjeçare dhe kam vazhduar të këndoj në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vitet.
Teksa diskutohet kaq fort për akuzat e fundit në lidhje me mua dhe jam i shqetësuar për klimën e keqe në të cilën njerëzit dënohen pa një proces, pas një reflektimi të kujdesshëm, besoj që prezenca në këtë produksion të ‘Makbethit’, mund të heqë vëmendjen e kolegëve të mi në skenë dhe mbrapa skenës’, ka bërë me dije Domingo në një komunikatë.

‘Kam kërkuar të tërhiqem dhe falënderoj Met, që ka pranuar kërkesën time. Jam i lumtur që në moshën 78 vjeçare, kam pasur mundësi të interpretoj këtë rol fantastik në provat gjeneralë të ‘Makbeth’, që e konsideroj performancën time të fundit në skenën e Met’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb