KORÇË

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesnatën e kaluar në Korçë. Ndërkohë policia ka arritur të zbardhë ngjarjen duke identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur, identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J.H, 28 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.6, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin I.H, 48 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë, po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar J.H.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb