KAVAJË

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, rreth orës 05:00 të mëngjesi në ambientet e një furre buke.

Një 26-vjeçar me inicialet S.T. ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin Esat Kotorri, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

I Pagosuri Ne Kavaje Esat Kotorri
I Pagosuri Ne Kavaje Esat Kotorri

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: