Dy shtetas të huaj, njëri italian dhe tjetri suedez, të ndodhur me pushime në Sarandë janë aksidentuar me motor. Të dy rastet u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.


Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.


Shtetasi italian 33 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor dhe për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha kishte: Hemotoraks, frakturë të tre brinjëve, frakturë klavikule, si dhe kontuzion me hematomë të shprehur të supit.


Ndërkohë shtetasi suedez, 24 vjeç sipas bluzave të bardha në spitalin e Sarandës kishte: Kontuzio capitis, loksacin të vertebrës cevikale C4, frakturë të vertebrave cervikale C6 dhe C7, si dhe frakturë të vertebrës lumbare, L2.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb