Policia ka vënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar sot dy vëllezër të kërkuar për tentativë vrasjeje e të konsideruar persona të rrezikshëm. Sipas burimeve, në pranga kanë përfunduar vëllezërit Arben dhe Astrit Seferi si dhe shtetasi Viktor Gjergji. Ndërkohë raportohet se gjatë arrestimit janë dëgjuar krisma armësh por nuk dihet kush ka qëlluar gjatë operacionit. Dy vëllezërit në kërkim ishin në një lokal me familjen kur janë arrestuar. Pas ndalimit ata janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ata akuzohen se 2 vite më parë, në zonën e Laprakës kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej shtetasi Elion Leka dhe tre të tjerë duke i plagosur. Ky i fundit pati deklaruar në polici se pak minuta para ngjarjes kishte pasur një konflikt verbal me dy vëllezërit Astrit dhe Arben Seferi.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur plagosën 3 shokët e Lekës, të cilët ishin në tavolinë me të por sipas dëshmisë në polici ata kanë thënë se nuk kishin dijeni për sherrin. Vetë shënjestra i shpëtoi vrasjes duke u fshehur por u plagos në shpatull. Prej kësaj ngjarjeje vëllezërit Seferi ishin në arrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb