MAT– Dy minatorë janë plagosur brenda minierës së fshatit Cerujë në Mat.

Mësohet se minatorët A.K, rreth 52 vjeç dhe A.C, rreth 57 vjeç ishin duke punuar brenda në minierë në një thellësi rreth 500 metra kur janë aksidentuar dhe kanë marrë plagë në trup.

Ata janë dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmën mjekësore, ndërsa njëri prej tyre, i cili ka pësuar me tepër plagë është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 14-50, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Burrelit, se janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dy shtetas të dëmtuar gjatë punës në minierë.

Menjëherë grupi hetimor shkoi në ambjentet e spitalit ku kanë konstatuar të dëmtuar shtetasit :

A.K, rreth 52 vjeç ,banues në Klos (është dërguar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar)

A.C, rreth 57 vjeç, banues në Klos (në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikit për jetën)

Grupi hetimor shkoi dhe në vendin e ngjarjes ku u dëmtuan punëtorët në ambientet e minierës, në Cërrujë, bashkia Klos, ku kanë konstatuar se në thellësi të minierës, dy shtetasit e lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, duke punuar janë shembur disa gurë dhe për pasojë janë dëmtuar fizikisht të dy zjarrmëtarët.

Grupi hetimor vijon hetimet për të znardhur rrethanat e ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb