PËRMET
Policia e Përmetit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj pasi kanë plagosur me thikë një 20-vjeçar.
Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet, pasi dje në Pedonale në Përmet, për motive të dobëta kanë goditur disa herë me thikë , në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh , 20 vjeç, banues në Përmet, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.
(BalkanWeb)