VAU I DEJES- Një 43-vjecar, pronar i një servisi automjetesh në Laç, Vau i Dejës ka mbetur i plagosur dje me armë zjarri pas një konflikti.

I plagosur ka mbetur Ermir Simoni 43 vjecari, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë ditës së sotme, policia ka identifikuar tre vëllezërit që kanë qëlluar mbi 43-vjecarin dhe po punon për kapjen e tyre.


Njoftimi i policisë:

Identifikohen autorët e ngjarjes së djeshme ku ka mbetur i plagosur shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës.

Më datë 11.05.2018, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e shtetasve: A. B. 26 vjeç, T. B. 24 vjeç, K. B. 19 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pasi për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës, kanë plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin, E. S., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78-22 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb