PUKË

Pasi u qëllua me armë zjarri, i riu nga Puka, Petrit Biba, 30-vjeç ka ndërruar jetë pak çaste më parë në spital.

Pasi u plagos në rrethana ende të paqarta në fshatin Vrrithë, i riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit  të Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Policia dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka detaje mbi rrethanat.

“BalkanWeb” ka mësuar se viktima punonte pranë kantierit të ndërtimit të HEC-it në zonën e Kaftall.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: