KORÇË

Një person ka mbetur i plagosur gjatë natës në Korçë. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të natës, ku 27-vjeçari Reans Muçollari ka mbërritur në Spitalin e Korçës i plagosur në këmbë me armë zjarri.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur menjëherë hetimet. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se deri tani janë shoqëruar 6 persona. Dyshohet se i riu është plagosur pas një konflikti të çastit. Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb