Një person u plagos në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri.


Ngjarja ndodhi në lagjen Dardania, bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.


“Sot, rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën e plagosur nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.


Sipas të njëjtit, policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetuesit janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.