VAU I DEJES– Një fëmije 10 vjeç është plagosur me fishekzjarrë ne fshatin Telum të njësisë Temal në bashkinë Vau Dejës mbrëmjen e sotme. I plagosur ka mbetur 10-vjeçari J.Zhuri nga fshati Telum.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se një helikopter i Forcave të Armatosura ka dërguar të miturin në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fshati Telum është rreth 6 ore larg Shkodrës dhe lëvizja është tejet e vështirë për shkak të rrugës së amortizuar. Kanë qenë banoret ata të cilët kane dhënë alarmin dhe menjëherë është nisur helikopteri për transportimin e tij. Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së të miturit, por policia ka nisur hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb