GREQI

Media greke “Ekathemerini” shkruan se sot në mëngjes, një sherr i dhunshëm ka ndodhur në burgun e Karidhalos.

Sherri ka qenë masiv, ndërsa “viktima” janë një 33-vjeçar grek dhe një 27-vjeçar shqiptar. Dy të burgosurit, greku 33 vjeç dhe shqiptari 27 vjeç mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin e burgut.

Sherri ka ndodhur në zonën D të burgut. Të burgosurit e tjerë kanë nisur të gjuajnë me kabuj dhe me sende të tjera të forta grekun dhe shqiptarin. Ata u dërguan në spital, në gjendje të keqe shëndetësore.

Ministria e Drejtësisë e Greqisë tha se  një hetim disiplinor është urdhëruar për rastin. Mediat greke vënë në dukje se të tilla ngjarje përsëriten shpesh në burgjet e vendit.

Arsyet e sherrit nuk dihen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb