NGA ANILA JOLE*
-TIRANË-Arbër Bako, shqiptari që u arrestua dje në Athinë i akuzuar për plagosjen e 15 personave, u dërgua sot në mëngjes para prokurorit.

Nën masa sigurie dhe interes të madh nga mediat, dhe i shoqëruar me sharje nga persona të pranishëm në rrugë, Bako ka shkuar në prokurori, i akuzuar jo vetëm për ngjarjen e së shtunës ku qëlloi me kallashnikov duke plagosur 15 vetë në lokal në Athinë, por edhe për 2 përplasje të tjera me armë, ku ka mbetur i vrarë një person ndërsa një tjetër është plagosur.

Mësohet se 31 vjeçari shqiptar Arbër Bako ka thënë para prokurorëve se ditën e shtunë ka qenë i dehur dhe nuk mban mend asgjë. Ndërkaq nesër në mëngjes, pritet që ai të dëshmojë para gjykatësit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb