Policia në Tiranë ka arrestuar të riun, që plagosi me thikë dje në kryeqytet Aron Demirajn. Ngjarja ndodhi pranë Qytetit Studenti.
Në pranga ka rënë 19-vjeçari A.A, banues në Kamëz, i dyshuar për plagosjen. Ndërsa, po hetohet edhe 52-vjeçari E.T, banues në Tiranë, pasi i ka shitur thikën të riut. Demiraj aktualisht ndodhet në spital, për kurim.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, njoftoi policia.
(Balkanweb)