Policia ka arrestuar Kristjan Thaçin, autorin e plagosjes të babë e bir në Tiranë.

Thaçi plagosi në kryeqytet babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, përkatësisht 60 dhe 21 vjeç.

Sherri ndodhi, pasi Thaçi pretendonte se babë e bir bënin shumë zhurmë në pallat.

Tirane2
Tirane2

Kristjan Thaçi njihej si person problematik në zonë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për një plagosje me mjet prerës dhe me sende të forta të dy shtetasve A.N dhe M.N, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin K.Th, 34 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjeteve të përdorura nga autori i ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb