TIRANE

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Flamur Karaj, i cili ka plagosur dy ditë më parë më Pezë kushëririn e tij, Enver Karaj për akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë”. Flamur Karaj ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij, kur është paraqitur edhe Enver Karaj. Fillimisht ka patur një debat verbal, Enver Karaj ka filluar ta godasë.

Pa u menduar gjatë Flamuri ka nxjerr armën e shërbimit dhe pa u menduar gjatë ka shtënë në drejtim të Enverit. Menjëherë pas ngjarjes, bashkë me bashkëshorten është paraqitur në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. Ish-efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është pezulluar nga detyra.

I dyshuari ka deklaruar se ishte penduar për aktin dhe se ka ndodhur pa u menduar gjatë.

“Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj  ndodhi akti. “- u shpreh ai. Prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa avokati dhe vetë i akuzuari ka kërkuar arrest shtëpie.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb