Arrestohet ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë, pasi u përfshi në një konflikt me një bashkëfshatar të tij. Ngjarja ndodhi në zonën e Fanit në Mirditë.

Mësohet se ndaj Altin Nikollit është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rendë me dashje. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.

Ai ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë dhe pas veprimeve hetimore ka rezultuar se si është autor i ngjarjes, ndaj është lëshuar dhe urdhër ndalimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: