TIRANË

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u plagos me prerës një 23-vjeçarin.


Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.


Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti, ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.


Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb