54-vjeçari i cili plagosi djalin e tij 15-vjeç me biçak një ditë më parë është arrestuar nga Policia e Korçës.

Sipas një komunikate zyrtare, Drejtoria Vendore e Policisë në Korçë bën me dije se Sh.C., banues në Vreshtas është arrestuar në flagrancë.

Kujtojmë që ngjarja u regjistrua ditën e djeshme, teksa sipas deklaratave u bë me dije se konflikti baba e bir ka nisur pasi ky i fundit qëndronte në telefon, teksa babai i kishte thënë të shkonte në shkollë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vreshtas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. C., 54 vjeç, banues në fshatin Vreshtas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: