Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e Sarandës.
Sipas komunikatës, policia sqaron se i riu gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë dy vëllezër dhe më pas është arratisur.
Teksa dy vëllezërit janë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, Policia vijon hetimet për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. B., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 08.10.2024, pas mesnate, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasit E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.
(BalkanWeb)