FIER – Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për plagosjen me mjete prerëse të një djalë të ri në Fier.
Blutë kanë arrestuar shtetasin Albert Myrtaj, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.

Ngjarja për të cilën akuzohet mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier.

47 vjeçari në një lokal të marrë me qera nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.

Ky i fudnit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb