Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçarin Klered Bozhanajn që tre ditë më parë plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se autori ka folur në gjyq, teksa ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Në seancë 42-vjeçari tha se është amerikan dhe jo shqiptar.
Avokati i tij Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim spitalor për klientin e tij, por gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Bozhanaj.