Në arrestimin e gardistit që plagosi mbrëmë për motive të dobëta bashkëmoshatarin e tij, ka marrë pjesë edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, arrestimi i Florian Hysajt, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi, u bë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës në D.V.P Tiranë.

Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L.D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në SUT për trajtim mjekësor.

Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit F.H., për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb