Policia italiane arrestoi në Massa Martana një shtetas shqiptar 22 vjeç, një shtetas sllovak 27 vjeç dhe një shtetas italian 23 vjeç, të cilëve iu gjetën mbi 14 kilogramë marijuanë dhe hashash dhe rreth 25 000 euro cash.

Gjithçka nisi me një makinë të dyshimtë dhe vendimin e policëve të Skuadrës Fluturuese për ta kontrolluar atë. Shoferi tentoi të arratisej dhe përplasi makinën e oficerëve, duke plagosur dy prej tyre. Pas ndalimit, policia ka kontrolluar pasagjerët dhe mjetin, duke gjetur poshtë sediljeve 5 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogram hashash. Në shtëpi u gjetën 540 gramë marijuanë, 7 kilogramë e gjysmë hashash dhe 25 mijë para të gatshme, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Të tre subjektet u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe me urdhër të prokurorit u mbyllën në burgun e Spoletos në pritje të seancës së vlefshmërisë.

23-vjeçari, duke drejtuar veturën, u raportua për dëmtime, lëndime personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: