Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe proceduar djalin e tij, pasi kanë plagosur rëndë një 24-vjeçar, pas sherrit me të.


Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga 40-vjeçarin G. H. dhe djalin e tij të mitur, K. H., 17 vjeç. Ndërkohë, personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.


Njoftimi i policisë:
Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.
Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.


Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: