Dy personat e arrestuar pas të shtënave me armë, ku mbeti i plagosur një i ri gjatë aksionit të forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në qytetin e Laçit, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit Klaudio Buraku, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ndërsa xhaxhai i tij Gjin Buraku, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri 26-vjeçarin me iniciale M.D u la i lirë kundrejt garancisë pasurore, si dhe u vendos ndalimi i daljes së tij jashtë territorit shqiptar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb