MAMURRAS

Gazetarja Dorjana Bezat raporton detaje nga plagosja e 3-fishtë në Mamurras. Në automjetin ishin duke udhëtuar tre persona, Nikoll Vokrri (Besimir Fufi) që ngeli i plagosur, Ndue Zefi(Gega) që është shpallur në kërkim, dhe një prej vëllezërve Fufi, janë të afërm ish-deputetit Mhill Fufit.

Nuk dihet se cili prej vëllezërve ka qenë në automjet, Gjon apo Rudolf Fufi, por ata të dy janë shoqëruar në komsiarit, i pari u kap në Tiranë kurse i dyti në Laç.

Ndërkohë nga pala tjetër mbetën të plagosur dy efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Sipas Policisë, të shtënat erdhën nga një polic që aksidentalisht plagosi me armën e shërbimit dy kolegët e tij dhe Nikoll Vokrrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb