LEZHË- Pak minuta pas ngjarjes në Shëngjin, Lezhë ku mbetën të plagosur dy të rinj, Policia e Shtetit jep detaje të reja.

Mësohet se dy persona janë qëlluar me armë nga një makinë në ecje.
Zyrtarisht policia deklaron se sot rreth orës 18:30, është marrë njoftim se  në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Shengjin vendi

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të  qytetit, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Shengjin ngjarja

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb