Gjykata e Lezhës ka dhënë masën “Arrest në burg” për kreun e njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarin Altin Marku.

Mësohet se seanca u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra nga përplasja me armë në fshatin Kallmet.

Gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e Prokurorit Françesk Ganaj që ata të qëndrojne në burg.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur me datë 01.04.2022 në Kallmet të Lezhës, ku kreu i Njësisë Administrative Kallmet dhe një 41-vjeçar janë konfliktuar mes tyre. Si pasojë e këtij konflikti me armë zjarri mbeti i plagosur kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, shtetasi Besnik Simoni.

Gjithashtu edhe 41-vjeçari Altin Marku ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb