Pas plagosjes së dyfishtë që ndodhi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe autoritetet janë mobilizuar për kapjen e autorit të të shtënave, Lul Rakaj.

Me qëllim kapen e autorit të plagosjes se dy shtetasve paraditen e sotme ne fshatin Vrakë, i cili është larguar duke marrë me vete dhe armën e zjarrit pistoletë me vete, kanë shkuar dy grupe të Forcave Speciale Renea, të cilat janë duke mbërritur në Malësinë e Madhe.

Sakaq, ende mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb