Tensionet e ditës së sotme mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re tek parlamenti, i ka komentuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një status në Instagram, Tahiri ka akuzuar opozitën për mënyrën se si reaguan pas plagosjes së efektives 24-vjeçare që humbi 2 gishta sot nga një kapsoll.

Ish-ministri doli në krah të polices duke shkruar: “Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke”.

Statusi i Tahirit

Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot!
Njeri e gjumton ne rruge, tjetri i thote “ndrikull”, tjetri akoma i thote “vete i fute duart te fishekzjarri”.
Ne krahun tend Ina! Shperim te shpejte.
Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke…e sot taksirati yt, duroj edhe keta bashke me dhimbjen.
Te jam prane me shpirt!

Tahiri
Tahiri

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb