Zbardhet dinamika e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se këngëtari Ademir Fresku, është plagosur me thikë nga Gjergj Dardha, i cili shiste fruta perime përpara një marketi ka plagosur me thikë Freskun, i cili njëherësh është edhe pronar i një lokali afër me fruta perimet

Policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb