Një ditë pas plagosjes së një 49-vjeçari në një kantier ndërtimi në Durrës, policia ka arrestuar kolegun e tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet B.K., 46 vjeç, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Kujtojmë se dje shtetasi me iniciale P.D,. u lëndua nga shkëputja e krahut të vinçit të një betoniereje, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 09.09.2019 në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)