Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës lidhur me plagosjen e regjistruar në kryeqytet mëngjesin e së martës.

Sipas një komunikate për shtyp policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, ky i fundit gjatë një feste familjare plagosi me armë 3 të afërm.

Sipas policisë, pistoletën ai e kishte pa leje të posaçme, teksa për të fshehur armën është ndihmuar nga D.Z dhe A. D., të cilët kanë përfunduar në pranga.

Policia thotë se arma është sekuestruar në cilësinë e provës.

Ndërkohë që ngjarja raportohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: