FIER- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme me njëri-tjetrin, dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Burimet policore bëjnë me dije se dje, në Mbrostar­Ferko të Fierit, për motive të dobëta, tre persona janë konfliktuar me armë zjarri me njëri tjetrin dhe si pasojë është plagosur Albion Bullgari.

Ky i fundit mësohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendor të Policisë Fier, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1. Arian Gega, 44 vjeç, banues në fshatin Ndërmënas, Fier.
2. Albes Gega, 23 vjeç, banues në Mbrostar­Ferko, Fier.
3. Albion Bullgari, 20 vjeç, banues në Mbrostar­Ura, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb