Policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth plagosjes së 24-vjeccarit pas një sherri për motive të dobëta. Sipas burimeve zyrtare Anton Gjergji akuzohet se ka plagosur me thikë Amatio Gjokën, ndërsa është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISE
Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb