Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e ngjarjes së plagosjes në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se i dyshuari Ilia Cani është larguar nga vendngjarja pas plagosjes, por se arratisja e tij ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi është lokalizuar dhe vënë në pranga nga blutë.
Sa i përket personit të plagosur, mësohet se ai është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por se ende nuk dihet identiteti apo gjendja e tij shëndetësore.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.